SPORT

Rudi Garcia e tepron, krahason Balotellin me legjendën e Italisë

Rudi Garcia e tepron, krahason Balotellin me legjendën e Italisë

Trajneri i Marseille, Rudi Garcia  në një intervistë për medien italiane “Il Tempo” tha se Mario Balotelli i ngjan me Francesco Tottinë mënyrën se si ai e lexon lojën.

“I mban gjërat në proporcion, unë shoh pak Totti në aftësitë e Balotelli për të lexuar ndeshjen. Ai mund të na japë diçka ndryshe: ai luan mirë me ekipin dhe është integruar shpejt. E dinim se ai do të ishte një shok skuadre i mirë, këtë na e konfirmoi përpara se të vinte", tha ish-trajneri i Romës.

Balotelli e ka nisur mirë aventurën te Marseille, pasi debutoi me gol, ia ka dalë të shënojë edhe një herë tjetër në dy ndeshjet e radhës./XH.K