Aktualitet

Ruçi: Të europianizojmë Ballkanin, jo të ballkanizojmë Europën

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në Forumin e Kryetarëve të Parlamenteve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë që u organizua nga Agjencia e Lajmeve BIRN dhe “Interneës Kosova”.

Qëllimi i formuit është shkëmbimi i përvojave dhe diskutimi për sfidat e përbahkëta parlamentare të vendeve. Ruçi në këtë bashkëbisedim ka bërë një thirrje për politikën ballkanase që ajo të synojë në çdo kohë integrimin europian dhe bashkimin me perëndimin, duke shmangur “ballkanizimin” e Europës. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dënoi aktet e dhunës në Kuvendin e Kosovës në seancën e diskutimit mbi ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se dhuna nuk është mjet demokratik dhe ligjore te te shprehurit në Kuvend, në tempullin e demokracisë. Lidhur me situatën politike në Maqedoni, Ruçi vlerësoi bashkimin e spektrit politik shqiptar në Maqedoni duke shprehur se duhet të vijoi bashkëpunimi për integrimin e mëtejshëm të shtetit maqedonas në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

I pyetur për mbledhjen në Tiranë të faktorit shqiptar në Maqedoni, Ruçi pohoi efektin pozitiv që solli ky takim në bashkimin e partive shqiptare në Maqedoni drejt objektivave të përbashkëta. Ruçi u ndal edhe në sfidat që hasin të tre vendet duke shtuar se parlamentet respektive duhet të vijojnë punën e tyre për reformimin e kuadrove ligjore në mënyrë që të tre vendet, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia të vijojnë rrugëtimin e tyre për anëtarësim të plotë në strukturat euro-atlantike.

/ tiranapost.al