Aktualitet

Ruçi mesazh për Ditën e Demokracisë pas Metës: Kushtetutën e mbron Kuvendi pa asnjë kompromis!

Ruçi mesazh për Ditën e Demokracisë pas Metës:

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi përcjell mesazhin e tij në ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Ndërkohë që presidenti Meta shkruan se shumë nga parimet themelore të demokracisë në vendin tonë janë përçudnuar, Ruçi shprehet se Kuvendi është i vendosur të mbrojë pa asnjë kompromis Kushtetutën,'si institucion kyç i demokracisë dhe mbështetet në veprimtarinë e tij parlamentare ligjbërëse e kontrolluese në parimin universal të Magna Carta se demokracia mund të realizohet si demokraci nën ligj.

Kujtojmë se Komisioni Hetimor ka hartuar rezolutën me shkeljet e presidentit Meta,  kjo rezolutë do dërgohet në Kuvend, pasi Komisioni i Venecias të japër konluzionet e më pas do votohet në parlament. Gjithsesi nëse Meta ka shkelur Kushtetutën ose jo, e vulos Gjykata Kushtetuese, aktualisht jashtë funksionit.

Më poshtë lexoni mesazhin e plotë të gramoz Ruçit: 

“Kjo ditë na kujton se demokracia liberale është forma kryesore e demokracisë në kohën e sotme. Dhe demokracia liberale është në rradhë të parë e mbi të gjitha demokraci kushtetuese. Kushtetuta është garanti i demokracisë dhe Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur deri në fund dhe pa asnjë kompromis për mbrojtjen e Kushtetutës. Kuvendi është një institucion kyç i demokracisë dhe mbështetet në veprimtarinë e tij parlamentare ligjbërëse e kontrolluese në parimin universal të Magna Carta se demokracia mund të realizohet si demokraci nën ligj.”/ Tiranapost.al. E.B

Ruci Shqiptaret Per Shqiptaret

http://www.tiranapost.al/meta-ne-diten-nderkombetare-te-demokracise-o-sot-o-kurre/