Politikë Te gjitha

Rama nuk ia përton LSI-së: Babëzia në Elbasan-Tiranë krijoi një rritje kostosh skandaloze


“Rruga Elbasan-Tiranë do të jetë gati brenda vitit”, kështu tha kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat nga Elbasani. Për këtë rrugë u thirrën në Prokurori edhe dy ish-ministra dhe janë arrestuar dy-ish drejtues të ARRSH të cilët mbetën në burg.

“Kemi dy probleme të trashëguara, kemi dy gropa, të cilat kemi bërë përpjekje për t’i mbushur, qoftë për arsye të marrëzive të së shkuarës së largët, qoftë për babëzitë e së shkuarës së afërt.

Kam parasysh rrugën Elbasan-Tiranë, një rritje kostosh skandaloze. Sidoqoftë, ajo çka jemi të vendosur të realizojmë, rruga të finalizohet përfundimisht brenda këtij viti, të lidhet përmes kësaj rruge të re Elbasani me Tiranën. Ndërkohë të ecet me segmentin që lidh Elbasanin me KorçënKam parasysh rrugën Elbasan-Tiranë dhe rrugën tjetër Qukës-Qafë Plloc, projekte skandaloze. Jemi të vendosur të realizojmë rrugën brenda këtij viti të hapet. Po finalizohet një aks i ri rrugor i nisur në mandatin e parë mes Elbasanit e Berati“, tha Rama në konferencë.

Mbledhjen e përmuajshme të qeverisë kryeministri Edi Rama do ta zhvillojë në Elbasan, përgjatë dy ditëve, e martë dhe e mërkurë. Kjo mbledhje e qeverisë përkon me festën e Ditës së Verës. /Tiranapost.al