Tech

Rrofsh që na kujtove budallallëqet dhe ata që kanë vdekur. Facebook bën gabimin e radhës

Rrofsh që na kujtove budallallëqet dhe ata që kanë vdekur.

Hapësira e mesazheve në Facebook është e mbushur plot e përplot me thashetheme, me informacione të rëndësishme, me foto apo video ndoshta komprometuese. Thënë me pak fjalë, është si një minierë ari. Por një gjë se fundmi i ka habitur përdoruesit. Janë rishfaqur mesazhe shumë të vjetra, mesazhe që përdoruesit nuk i mbajnë mend, por ata janë rikthyer në fillim të hapësirës së mesazheve sikur të jenë të reja.

Disa përdorues thanë se kishin lexuar mesazhe të vjetra, duke u kujtuar njerëz që kishin vdekur. Ndërsa të tjerë janë skuqur pas disa mesazheve me njerëz që kanë njohur përmes medias sociale, edhe pse nuk kanë përfunduar bashkë. Një nga zyrtarët e Facebook ka folur për The Verge ku ka thënë se po punohet për të zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur.

‘Faleminderit Facebook që më kujtove se ish e dashura ime humbi jetën në një aksident tragjik, shkruan një nga përdoruesit përmes një statusi”.  Në fakt vetë Zuckerberg e ka pranuar se disa gjëra kanë dalë jashtë kontrollit, por me këtë të fundit ndoshta njerëzit do mërziten dhe do heqin dorë nga aplikacioni./ Marrë nga Metro/ Për Tiranapost.al E.B

A Facebook logo is seen on an iPhone screen in this photo illustration on November 20, 2017. (Photo by Jaap Arriens/NurPhoto via Getty Images)