Aktualitet

Rrobat e ndaluara për një dasmë, që mos të të vijë turp kur të shikosh kasetën

Rrobat e ndaluara për një dasmë, që mos të të

Meqë po hyjmë dalëngadalë në sezonin e dasmave, sot nuk do të sugjerojnë çfarë të veshësh, por çfarë të mos veshësh. Që mos të të vijë turp nga vetja kur të shikosh kasetën e dasmës, hidhi një sy gjithë rrobave të ndaluara për një ceremoni të tillë.

Mos vish të bardha

[caption id="" align="aligncenter" width="960"]Linku për porosi[/caption]

Kjo është një këshillë e vjetër, por e çmuar. Fustanet e bardhë janë gjithmonë të këndshëm, por jo për një dasmë. Le të jetë dita e nuses nga fillimi deri në fund. As ti s`do dojë të të ngatërronin me të. Provo më mirë ngjyrat neutrale.

Lëri pantallonat në shtëpi

[caption id="" align="aligncenter" width="1029"]Linku për porosi[/caption]

Ok, mbase je njeriu që kërkon më shumë rehatinë, qoftë edhe në një dasmë që zgjat jo më shumë se 5 a gjashtë orë. Vish një fustan të rehatshëm si ky në foto, ama pantallonat lëri në shtëpi.

Xhinse?

[caption id="" align="aligncenter" width="2640"]Linku për porosi[/caption]

Kurrë. Mbase një jumpsuit prej pambuku, pjesa e pantallonave të së cilit të ngjasojë me fund, mund të tolerohet.

Nëse je burrë thuaji “mirupafshim” pantallonave të shkurtra

[caption id="" align="aligncenter" width="668"]Linku për porosi[/caption]

Mund të jetë kulmi i verës, por kjo s`të jep të drejtën të vishesh si për plazh.

Mbuloji shpatullat nëse është mundësia

[caption id="" align="aligncenter" width="780"]Linku për porosi[/caption]

Mbase e ke fiksim atë fustanin bust që e ke blerë që tani për dasmën e gushtit, ama nëse është mundësia hidh një shall të hollë e të lidhur bukur mbi shpatulla. Të paktën për periudhën që qëndron ulur në tryezë.

Nëse do patjetër pantallona, se mund të kesh variçe a ndonjë problem tjetër, vishi, vetëm kujdes. Ky kostumi në foto është goxha interesant.

[caption id="" align="aligncenter" width="1020"]Linku për porosi[/caption]

Mos dil kundër kodit të veshjes

[caption id="" align="aligncenter" width="437"]Linku për porosi[/caption]

Nëse ka një kod veshjeje, respektoje.

Kujdes me zhveshjen

[caption id="" align="aligncenter" width="960"]Linku për porosi[/caption]

Nëse parapëlqeni rripat e ndonjë të çarë, le të jenë të moderuara. Si ky fustani që sugjeron Cosmopolitan.