Aktualitet

Rrjetat e peshkatarëve vlonjatë zënë një peshk të paparë ndonjëherë

Rrjetat e peshkatarëve vlonjatë zënë një peshk të

Një specie e rrallë është kapur sot nga peshkatarët e Vlorës. Peshku i llojit Ruveto ka rënë në rrjetat e peshkatarëve vlonjatë, të cilët me gjithë vitet e shumta në këtë zanat, thonë se nuk kanë parë asnjëherë një specie të tillë.

Ruveto është një peshk i ngrënshëm por që përmban një sasi të madhe yndyrore. Prej kësaj veçantie rrjedh edhe emri Ruveto, që nga biologët quhet peshku Gjalp. Kapiteni Sherif Durmishaj ka thënë për mediat se një specie e tillë rritet në thellësi nga 600 deri në 800 metra dhe prandaj është një peshk i vështirë për t’u kapur. Por mesa duket ndryshimet klimaterike kanë çorientuar gjallesat ujore, të cilat po lëvizin në hapësira të reja.

Vitet e fundit në Detin Adriatik janë vënë re shumë specie të reja që nuk janë karakteristike për këtë zonë. Sipas mediave italiane, anijet tregëtare që vijnë nga Kina, Taiwani dhe Australia kanë sjellë në Adriatik shumë specie të reja, ndër të cilat disa janë shumë të dëmshme për botën nënujore.

16931075_10206301249728432_1296407719_o

Peshkatarët kanë konfirmuar se kohët e fundit përveç specieve të rralla që kanë kapur, është vënë re shtimi i peshkut ton dhe afrimi i delfinëve në pranë të brigjeve.