• Shqip
  • English
  • E hënë, 17 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore My Tirana Të gjitha

    Rritja e çmimit të ujit, Veliaj: Do jetë më pak se një gazetë. Ja çfarë na detyroi


    Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shpjeguar arsyet se përse Bashkia e Tiranës është e detyruar të rrisë çmimin e ujit të pijshëm. I ftuar në emisionin e mëngjesit “Koha për tu zgjuar” në Neës 24, Veliaj tha se qytetarët e Tiranës do të kenë çmim sa ai i Kamzës për ujin e pijshëm.

    Kjo kosto për banorët, sipas Veliajt, do të jetë më pak se sa kostoja e një gazete.

    “Nuk po shkojmë tek mesatarja e Shqipërisë, as tek Durrësi e Korça, por tek Kamza. Çmimi do të rritet të paktën sa për banorët e Kamzës. S’mund të paguhet uji më shtrenjtë në Bathore se sa në Kamëz. Sigurisht ai që ka pishinë të matet mirë dhe ai që vadit tokën me ujin e pijshëm. Në Paskuqan e Babrru iu intereson më mirë ta lidhin zorrën e ujit në Tiranë, uji këtu është aq lirë sa iu leverdis. Ne po flasim për 20 lekë

    Dhe kjo siç theksoi Veliaj për faktin që Bashkia të mund të marrë kredi që të sigurojë në të ardhmen investime që e furnizojnë me 24 orë ujë Tiranën.

     “Kur pati deficit financiar Berisha i tha Bankës së Shqipërisë bli hotel Dajtin, ndërsa Bashkisë së Lulzim Bashës i tha bli Lana Bregasin. Që të mbushte deficitin, Basha e la peng ujësjellësin në një bankë të nivelit të dytë. Ne na duhet të marrim një kredi në rastin e një reforme që do sillte ujë 24 orë. Duhen 220 milion euro, e pamundur të të financojë njeri kur nuk ke të ardhura”,- sqaroi ai.

    Sipas propozimit të Bashkisë, çmimi i ujit në Tiranë do të rritet nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3 për familjarët dhe nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3 për bizneset. E.C/ Copyright Tiranapost.al