Te gjithaTech

Do rriten me trup, por do mbesin me trurin e një tre-vjeçari. Ekspertja tregon rreziqet nga mediat sociale për Telegraph


Mediat sociale po ndikojnë negativisht në pjekurinë mendore dhe emocionale, kryesisht të fëmijëve. Këtë paralajmërim bëri një neuroshkencëtare, teksa thotë se mediat sociale i lënë fëmijët me një zhvillim sikur të ishin tre vjeç, edhe pse ata rriten çdo vit.  Susan Greenfield, në një intevistë për The Daily Telegraph tha se mediat sociale, videot e ndryshme dhe lojërat online po i bëjnë fëmijët të paaftë për të komunikuar me njerëzit dhe të mendojnë vetëm për veten e tyre. Pasi vazhdimisht kërkojnë diçka për të shpërfillur të tjerët.

“Ajo që unë parashikoj për të rinjtë, është kjo: Ata do rriten, por do mbeten me mendjen e një tre vjeçari, do rriten me probleme të mëdha emocionale, me aftësi të dobëta sociale, me vetë-vlerësim çdo ditë në ulje dhe izolim”.

Sipas Greenfield, njerëzit kanë nevojë për stimulim të vazhdueshëm nga mjedisi i tyre, në çdo moment, kjo do të thotë se tashmë ata nuk po lihen të qetë për të menduar, për të folur me të tjerët, por vetëm me lojëra dhe video, duke izoluar trurin.

Sipas saj, kjo gjendje mund të jetë e dëmshme më së shumti për fëmijët, ndaj iu bën thirrje prindërve që të ti marrin fëmijët dhe të lëvizin, t’u blejnë libra, të bëjnë shëtitje, ti dërgojnë në parqe me fëmijë të tjerë, si dhe duke i futur në aktivitete të ndryshme./ Artikull i marrë nga Daily Telegraph, për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

Children's use of social media is affecting their social skills, according to Baroness Susan Greenfield