Moti

Rriten temperaturat, por a do bjerë më shi?

Rriten temperaturat, por a do bjerë më shi?

Moti – E premte, 17 Maj 2019

----------------------------------------------------------------

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë i gjithë vendi do të DOMINOHET nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta. Pasditja sjell shtim të vranësirave duke gjeneruar herë pas-here shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit, POR ultësira perëndimore do të VIJOJE me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të të rriten në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 7°C mëngjesi në verlindje deri në 24°C mesdita në ultësirë.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë. / Parashikimi i motit nga Meteoalb/ Tiranapost.al.