Moti

Rriten lehtë temperaturat, por pasditja do jetë e ftohtë

Rriten lehtë temperaturat, por pasditja do jetë e ftohtë

Vranësira dhe intervale kthjellimesh dominojnë në vend. Më të dendura vranësirat paraqiten në zonat verilindore duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore. Pasditja dhe orët e mbrëmjes dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por më të dukshme në juglindje. Era do fryjë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes por pritet rënie në mesditë duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga minus 4 deri në 13 gradë./ Parashikimi i motit nga Meteoalb/ Tiranapost.al. 

moti 15 shkurt 2019