Aktualitet

Rrihet gazetari Elvi Fundo

Gazetari dhe drejtuesi i portalit Citynews.al është rrahur sot nga dy persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur tek zona e "Stacionit të Trenit". Fundo është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku po merr ndihmën e shpejtë.

Fundo njihet si gazetar pranë së djathtës, por ai bën dhe shkrime kritike ndaj PD-së.

Së fundmi ai ka botuar disa shkrime të forta kundër televizionit Ora News.

Ndërkohë, ende nuk dihen motivet përse është goditur gazetari./ Copyright Tiranapost.al