Lajme nga Bota

Rrëzuan dekretin qeveritar por protestat vazhdojnë; Çfarë kërkojnë tjetër rumunët

Rrëzuan dekretin qeveritar por protestat vazhdojnë; Çfarë

250 mijë drita telefoni u drejtuan nga qielli gjatë protestave në Rumani që vazhdon ende kundër qeverisë.

Protestuesit rumunë nuk janë ende të kënaqur. Pas rrëzimit të dekretit qeveritar që favorizonte zyrtarët i cili parashikonte mbrojtjen e politikanëve nga ndjekja penale për korrupsion, protesuesit kërkojnë një rrëzim më të madh, rrëzim qeveritar.

Qeveria social-demokrate bëri thirrje për qetësi pasi mijëra njerëz protestuan sërish në qendër të Bukureshtit që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

Por opozita rumune nga ana tjetër ka përpiluar një dokument në formë nocioni  ku tregohet mosbesimi për qeverinë, dhe ky nocion do votohet në parlament ditën e nesërme.

Protestas vijojnë dhe sipas mediave të huaja ata janë ende të pakënaqur me variantin që rishikon projekt-ligjin që pritet të niset së shpejti në parlament. Populli rumun përmban elemente të njëjta të dekretit të shfuqizuar për të paraqitur në një formë tjetër.

Protestat massive janë më të mëdhatë që prej rënies së komunizmit në Rumani me rreth 600 mijë protestues. Por Gjykata kushtetuese është ajo që do vendosë gjatë javës për ligjshmërinë e dekretit të plotë original.