Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e ish-prokurores: S'mund të ketë motrën mbrojtëse, por ja çfarë thotë vetë Ema Gashi

Rrëzohet kërkesa e ish-prokurores: S'mund të ketë

Rrëzohet kërkesa e ish prokurores Rovena Gashi për të patur asistente motrën e saj Ema Gashi. Mësohet se sipas KPA, Gashi mund të zgjedhë avokat apo mbrojtës, por jo asistent apo ndihmës motrën e saj. Ndërsa u vendos që seanca të shtyhet, dhe të zhvillohet në datën 23 prill.

Kujtojmë se Rovena Gashi ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e shkarkoi nga detyra pas Vettingut. Por Gashi, e njohur si krahu i djathtë i Adriatik Llallës kërkon rikthimin në detyrë, duke e quajtur vendimin: Shkarkimi për probleme me pasurinë, të padrejtë.

Motra e saj doli në deklaratë për mediat dhe tha se i hoqën të drejtën për të mbrotur subjektin (motrën) në kundërshtim me ligjin.

Ndër të tjera, Ema Gashi tha:

Me një shkelje të paprecendetë, të drejtën subjektit tim ja hoqën në prani edhe të mediave. Pretendohet se unë, Ema Gashi, motra e subjektit nuk mund të legjitimohem në cilësinë e mbrojtjes së saj. Sipas ligjit ndihmës i subjektit mund të jetë kushdo. jemi hetuar familjarisht pa të drejtë./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

Whatsapp Image 2019 04 04 At 11.48.35 (1)

http://www.tiranapost.al/emri-im-seshte-mia-por-teo-debati-mes-motres-se-rovena-gashit-dhe-perfaqesuesit-te-omn-se/