Politikë

Rrezikon mandatin një javë pas betimit, deputeti nga lista e Bashës është dënuar për mashtrim

Rrezikon mandatin një javë pas betimit, deputeti nga lista e

Pasi u betua këtë javë në Parlament, kryetari i Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenisheri është një ndër deputetët më të ri të Parlamentit të Shqipërisë, por dhe më i vjetri në moshë.

Ai vjen nga lista e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës. Megjithëse kaloi pak kohë, derisa të merrte mandatin e deputetit ai e kishte paralajmëruar. Jenisheri kërkonte nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha që t'i rikonstruktonte godinën e partisë së tij, pasi në rast të kundër do të pranonte të merrte mandatin.

Kur i erdhi thirrja nga KQZ, ai dorëzoi formularin e dekriminalizimit dhe këtë të enjte mori mandatin. Por Selami Jenisheri rrezikon ta humbë sërish mandatin, pasi ai rezulton të jetë dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Shkodrës në vitin 2001 për akuzën e mashtrim, vendim të cilin e ka apeluar në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit ka lënë në fuqi dënimin.

Në formularin e dekriminalizimit, Jenisheri thotë se nuk ka qenë në asnjë rast i dënuar si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Tashmë topi i kalon seksionit të dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe më pas KQZ-së. /Tiranapost.al/