• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha YouPost

    Rrethrrotullimi i TEG makthi im, vëllai bëri aksident nga makinat që bëjnë gara atje


    Një ndjekëse e Tiranapost ka ndarë në inbox-in e portalit një mesazh të shqetësuar për garat dhe ngarjen e makinave në mënyrë të çmendur, kaotike, pa rregulla.

    Shkruesja e cila është një grua që në respekt të privatësisë nuk ia zbulojmë emrin shkruan:

    ‘Përshëndetje post.tirana. Unë që ju shkruaj jam një qytetare e qytetit të Tiranës. Po lexojmë lajme shumë të frikshme, sidomos aksidente të shumta në rrugën e TEG-ut. E di që zëri im nuk është i madh të më dëgjojë njeri, por duhet patjetër të bëhet diçka pasi para disa kohësh vëllai im bëri një aksident për shkak të makinave që bëjnë gara, pasi disa javësh një i afërmi im, dhe ndërsa sonte lexoj një lajm që po më rrënqeth mishin, që një djalë 17 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ju Lutem shkruani artikuj, se zëri juaj është më i fortë se ne. Të rrinë policë, patrulla policie, të bëhet diçka se po humbin jetën fëmijë nënash në moshë shumë të vogël’.

     

    Ndërkaq aksidentet tek ky aks janë të shpeshta. Vetëm para dy netësh në Tiranë humbën jetën katër të rinj pas përplasjes fatale. Në ketë rrugë shihen shpesh makina që ndalojnë anash me djem të rinj që thuhet se konsumojnë hashash dhe bëjnë më pas gara me makina./ Tiranapost.al. 

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post