Aktualitet Shëndet Te gjitha

Rreth 16 mijë të prekur në javë nga gripi, ja apeli i mjekëve


Rreth 16 mijë persona preken çdo javë nga infeksionet respiratore të sipërme. Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik thonë se nuk ka arsye për t’u shqetësuar, pasi nuk flitet për epidemi gripi. Mjekët apelojnë për vaksinim, si mjeti kryesor parandalues.

“Trendi i infeksioneve respiratore të sipërme paraqet rritje. Jemi duke shkuar drejt pikut të këtyre infeksioneve. Por duhet thënë se nuk ka vend për panik, ndërkohë që këmbëngulim te vaksinimi i popullatës, si mjeti kryesor parandalues”, tha Artan Simaku, ekspert i ISHP-së, për TCH.

Fatmirësisht në Shqipëri nuk janë shënuar viktima, ndërsa situata në rajon paraqitet e rëndë.Sipas mediave të vendeve fqinje, në të gjithë rajonin mësohet se kanë humbur jetën 72 persona nga gripi./Tiranapost.al referuar Tch/A.C