• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Rrëfimi i 57-vjeçarit: Si donte të më mbyste gruaja dhe djali me litar


    Gruaja kishte marrë litarin, më vunë litarin direkt në qafë. Unë doja të rrotullohesha, çuni më mbante mua. Ajo shtrëngonte litarin. Mirë që vura dorën…

    Është ky rrëfimi i Enver Canit, 57 vjeç nga Gramshi i Lushnjës, i cili i mbijetoi një tentative vrasjeje nga gruaja e tij dhe djali.

    Nafije dhe Artur Cani u arrestuan për dhunë në familje. 57-vjeçari pasi u shpëtoi nga duart e gruas dhe djalit, u hodh nga dritarja dhe njoftoi policinë.

    gruaja 2

    Ai pretendon që dhuna në familjen e tij ka nisur që në vitin 1997 . Për të dy autorët ai thotë se janë të sëmurë, më parë edhe të shtruar në spitalin e psikiatrisë në Elbasan.

    57- vjeçari nga Gramshi kërkon që organet e drejtësisë të mbajnë të burgosur gruan dhe djalin e tij. Ai ka frikë se do ta vrasin. Enver Cani ka katër fëmijë tre vajza dhe një djalë, ku fëmija më i vogël është vajza 20 vjeçe, invalide.