• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 16 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Rrëfehet në polici bashkëshorti që masakroi me levë të shoqen


    Lavdosh Sulaj pranoi krimin makabër të kryer ndaj bashkëshortes së tij Laureta, një ditë më parë. Në rrëfimin e tij në komisariatin e Vlorës mësohet se, 56-vjeçari rrëfeu se e masakroi gruan pasi dyshonte se e tradhtonte.

    Ngjarja e rëndë shokoi banorët e fshatit Babicë të Vlorës mesditën e djeshme, por edhe mbarë opinionin publik. Pasi kreu krimin, Sulaj raportohet se shkoi në një lokal pranë banesës dhe pasi porositi një kafe, iu drejtua të pranishmërve të lajmëronin policinë pasi kishte vrarë të shoqen.

    Ata kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, që mësohet se nuk ndodheshin në banesë në momentin kur ndodhi vrasja.

    6 ditë më parë vëllai i autorit tentoi të vriste me aromë personin që dyshonte se ishte i dashuri i kunatës së tij, por pas arrestimit u lirua./ Tiranapost.al

    Krim në familje, burri masakron me levë bashkëshorten

    Video/ Momenti prekës kur vëllai i viktimës mëson lajmin e rëndë

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]