Aktualitet

Rrëfehet dëshmitari për aksidentin me dy viktima në Kodër Kamëz: U trembëm, pashë fëmijën e vdekur

Rrëfehet dëshmitari për aksidentin me dy viktima në

Një shofer i ndodhur pranë vendit ku ndodhi aksidenti ka rrëfyer për Report Tv momentin kur shoferja e mjetit Benz, me targa AA 071UA, përplasi nënën me dy fëmijë dhe një drejtues biçiklete që po kalonte në rrugë, ku si pasojë një vajzë 7 vjeçe dhe drejteusi i biçikletës humbën jetën në vendngjarje.

“Pamë tmer me sy, u trembëm nga ngjarja që ndodhi, pashë fëmijën e vdekur, pashë drejtuesin e biçikletës të shtrirë në tokë. Nuk e pashë momentin kur përplasi atë të biçikletës, por pashë gruan me dy fëmijët. A ishte shpejt makina? E pyet gazetari: 'Vallaj, nuk mund të them se ishte me shpejtësi të lartë, mu duk se ishte në shpejtësi normale".

Kujtojmë se drejtuesja e mjetit  Rezina Koleci, 29 vjeçe, e ndaluar tashmë nga policia, ka përfunduar e përplasur edhe me një furgon.  Drejtuesi i biçikletës dhe vajza 7 vjeçe kanë ndërruar jetë, ndërkohë që nëna e saj me vajzën tjetër gjashtë vjeçe ndodhen në gjendje të rëndë në spital.  Vajza gjashtë vjeç i është nënshtruar një operacioni./ Artikulli i referohet lidhjes direkte nga Report Tv. Për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

Dëshmitari. 

Foto nga vendngjarja.

http://www.tiranapost.al/detaje-nga-aksidenti-dy-vdekje-ne-koder-kamze-shoferja-e-benzit-perplasi-nenen-dy-femije/