• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Rrëfehet babai i Alvinit që ndodhet në kampet e ISIS: I humba kontaktet 10 ditë pasi u takuam, kam biseduar me kryeministrin Rama


    Alvin Berisha me orgjinë shqiptare, ka lindur në Itali, por në moshën 6 vjeç nëna e tij e mori me vete në Siri duke iu bashkuar ISIS, ku u martua dhe lindi tre fëmijë me një xhihadist. Vogëlushi ndodhet akoma atje dhe babai i tij kërkon ndihmë që të kthehet në Shqipëri.  Ndërsa nëna ka humbur jetën gjatë bombardimeve.

    Image result for Alvin Berisha

    Babai i 11 vjeçarit me origjinë shqiptare, ka humbur gjurmët e djalit të tij, 10 ditë pasi u takua me të, falë emisionit italian investigative ‘LE IENE’.
    Historia e tij e dhimbshme u publikua fillimisht në mediat italiane. Dhe së fundmi babai i tij Afrim Berisha, në një rrëfim për Report TV ka treguar se nuk po arrin të lidhet më me të birin, gjithashtu njerëzit që ka dërguar për në kampin Al Holit, ku Alvini qëndronte nuk është gjendur më aty.

    Për rastin e Alvinit foli sot edhe kryeministri Rama i cili përgënjeshtroi lajmin nga emisioni i RAI se ambasadori i shqiptar kishte mbyllur telefonin për rastin për Alvinin, gjithashtu kryeministri shtoi se po bashkëpunon me ndërkombëtarët për të bërë të mundur kthimin e Alvinit pranë babait të tij, ndonëse theksoi se situata të tilla janë të vështira, por po bën të pamundurën dhe është angazhuar personalisht.

    Related image

    Afrim Berisha ka treguar bisedën me kryeministrin, që i ka premtuar se do angazhohet personalisht për të gjetur djalin e tij e për ta kthyer në shtëpi, si dhe historinë e plotë të vogëlushit.

    Intervista e plotë si më poshtë: 

    Ju jeni babai i djalit që është në një kamp në Siri?

    Po, ishte në një kamp në Siri, tani nuk po mundem ta gjej më dhe nuk di gjë. Ka humbur ka 7-8 ditë a 10 ditë që nuk rezulton aty, kam paguar njerëz i kam çuar dhe akoma nuk kam përgjigje a është apo nuk është a e kanë marrë apo kush e ka marrë.

    Po si mund ta gjeni a ka ndonjë mundësi? I keni kërkuar informacion autoriteteve shqiptare tu ndihmojnë ose tu japin ndihmë?

    I kam kërkuar, kam fol sot me kryeministrin Rama dhe më ka dhënë disa përgjigje të mira pastaj nga ora 4-5 ka qenë duke dhënë konferencë shtypi edhe ka folur direkt vetëm për mua.

    Dhe çfarë ju tha kryeministri?

    Ai më tha  çdo gjë i kam hyrë personalisht asaj pune dhe do interesohem, por për momentin nuk ka shtet në botë që merret vesh me e gjet.

    Po në çfarë zone ka humbur pak a shumë, ku mund të jetë djali?

    Unë djalin e kam lënë në kampin “Al Holit”.

    -Por si është historia e 11-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha?

    Ai ka lindur në Itali, nëna e ka marrë 6-vjeç në 2014 dhe iku në Siri për t’iu bashkuar ISIS, ndërsa tani është 11-vjeç. Babai e gjeti përmes Kryqit të Kuq, ndërsa shkuan në Siri me emisionin “Le Iene” pak ditë para fillimit të sulmeve ushtarake turke duke e takuar. Nëna e Alvin ka vdekur. Autoritetet kurde thonë se ajo mbeti e vrarë gjatë bombardimeve, për të shkatërruar bastionin e fundit të ISIS në këtë zonë.

    Ajo ndodhej së bashku me bashkëshortin e ri, një xhihadist dhe tre fëmijët e saj. Gjatë bombardimeve ku humbi jetën nëna e tij djali është plagosur në këmbë. Djali ka lindur në Itali por momentin që takon të atin flet shqip duke i kërkuar “do ikim sonte, do ikim tek gjyshi?”. I ati e la aty duke i thënë që nuk mundet se duhet të plotësojë dokumentet. Por pak ditë më pas Afrim Berisha thotë se ka humbur kontaktet me të birin./ Tiranapost.al. E.B

    Image result for Alvin Berisha

    Rama reagon për rastin e Alvinit në Siri: RAi gënjen, nuk e kemi lënë pas dore, po kordinohemi me ndërkombëtarët ta kthejmë

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post