• Shqip
  • English
  • E shtunë, 7 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Rrapo Ormeni: Tërmeti më i fortë ka qenë në ’79 por më i frikshmi më është dukur i 26 Nëntorit, ishte e pazakontë sa zgjati


    Sizmiologu Rrapo Ormeni nga Opinion tha se tërmeti më i frikshëm për të ishte ky i 26 Nëntorit, për shkak se zgjati shumë, ndërsa më i forti nga magnituda ka qenë ai i vitit 79.

    Ormeni: 

    Tërmeti i vitit 79 ishte jashtë kufirit shtetëror. Baçallëkun e rrafshoi, por aq ishte popullsia në atë kohë, por sot Tirana Durrësi është metropol. Popullsia është përqëndruar në këtë zonë dhe dëmet pas një tërmeti janë më të mëdha.

    Tërmeti më i madh i regjistruar pas viteve 1900, 1905 u ngritën sizmometrat e parë mëgjithëse në Gjermani. Në Shqipëri rrjeti sizmiologjik që lindi si nevojë pasi u pa me aktivitet sizmiologjik. Pastaj ky stacion u pasua me të tjerë që u kompletua në 1975 që evoloi më vonë.

    Më i forti u regjistrua është i 79-ës në shekullin e 20, vijon të mbetet më i fuqishmi, zgjati goxha, mbaj mend këtë tani që më është dukur më i frikshmi se kishte këtë që ne zakonisht edhe si sizmiologë prisnim të mbaronte por ishte shumë i gjatë, ishte jashtë tipikes, 30 sekondë. Vjen nga fakti se është nga thellësia dhe madhësia, sa më i gjatë aq më shkatërrues është. Pati dëmtime pasi ishte magnitude e fortë, afër qendrës së banuar, por do kishte pas efekte më të mëdha po të ishte më cekët dhe më afër.  Shqipëria bën pjesë në ato me ngjyrën më të kuqe ka aktivitet sizmik më të theksuar në Evropë. Shkaku i tëtmeteve është kontakti i pllakave kontinentale, këto pllaka lëvizin. Para miliona vjetësh ka qenë 1 pllakë që u nda në 7.  Postgoditjet janë normale, më mirë të ketë./ Tiranapost.al.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post