Aktualitet

Rrahu nënën në Korçë, arrestohet 37-vjeçari

Rrahu nënën në Korçë, arrestohet 37-vjeçari

Rrahu nënën, por viti 2017 do ta gjejë në burg. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit, Kristaq Nuno, 37 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se më datë 29.12.2016, në banesë ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases E.N, 65 vjeçe. “Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal”, thuhej në njoftimin e policisë Korçë.