• Shqip
  • English
  • E martë, 25 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Rovena Gashi në Kolegjin e Apelimit. Ish-prokurorja kërkon të mbrohet nga motra e saj


    Ka filluar seanca në Kolegjin e Apelimit për Rovena Gashin, ish prokuroren e cila pasi Komisioni i Pavarur për Kualifikim e shkarkoi pasi e vuri në sitën e Vettingut, ankimoi vendimin. Ish drejtuesja e sektorit të Dekriminalizmit në Prokurorinë e Përgjithshme ka kërkuar që të mbrohet, nga motra e saj Ema Gashi.

    Kujtojmë se për Rovena Gashin dolën probleme me pasurinë e ndërkohë që motra Ema shtori pyetjen se pse nuk është e pranishme përfaqësuesja e OMN-së Mia Rosing, por në vend të saj është Teo Jacobs.

    Kpk Per Rovena Gashin

    U vendos për 30 minuta ndërprerje e më pas do të vijohet. Kryesuesja e trupit gjykues është Albana Shtylla.

    Ja biseda: 

    Rovena Gashi: Do të asistohem në proces nga Ema Gashi
    Albana Shtylla: Është edhe e afërmja juaj?
    Rovena Gashi: Po, është motra ime, gjyqtare në Durrës
    Ema Gashi: Jam gjyqtare në Durrës. Dhe vajza e babait tonë që i keni bërë vetting prej një dekade pa qenë fare subjekt i ligjit. Me email na është thënë se përfaqësues do të jetë nga OMN-ja Mia Rozing. Po ashtu për arsye shëndetësore na është thënë se nuk është dot e pranishme sot për arsye shëndetësore. Në mënyrë të papritur këtu shohim së është Teo Jacobs. Ka ndonjë akt për zëvendësimin e përfaqësuesit të OMN-së në këtë proces? Në çfarë cilësie e zoti Teo Jacobs është këtu?

    Teo Jacobs: Emri im nuk është mia por Teo dhe këtu përfaqësoj OMN-në. Kolegia ime është e sëmurë në shtëpi dhe roli im është që të monitoroj dhe të ndjek këtë seancë.
    Ema Gashi: E kuptuan që nuk paska një vendim të ONM-së për zëvendësimin e Mias me Teo Jacobs
    Kreu i trupës, Albana Shtylla: Do të doja të limitoheni në vijimin e diskutimit pas vendimmarrjes dhe kërkesës paraprake që paraqiti vëzhguesi.
    Ema Gashi: Kur ka një përfaqësues tjetër me vendim dhe nuk ka një vendim zëvendësimi me Jacobs në kërkojmë të shpreheni nëse do të më legjitimoni mua si ndihmëse.
    Rovena Gashi: Jam dakord me kërkesat e bëra nga motra.

    Por kush është Rovena Gashi?

    E njohur ndryshe si ish krahu i djathtë i Adriatik Lallës, Rovena Gashi e ka filluar karrierën në Prokurori në vitin 2004. Ajo ka punuar si prokurore në Tiranë nga viti 2004 deri në vitin 2013, kur u emërua në krye të Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

    Gashi e mbajti këtë detyrë deri në fund të dhjetorit 2017, kur kryeprokurorja e re Arta Marku e uli në detyrë. Ndërsa në maj 2018, Prokuroria regjistroi procedimin penal ndaj saj dhe bashkëshortit Dritan Gina, të cilët po hetohen për pasurinë e tyre, ndërkohë që Marku i pezulloi të dy nga detyra.

    Gashi u bë pjesë e listës prioritare të vetingut përpara telasheve me pasurinë, për shkak të kandidimit të saj për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe për Gjykatën e Lartë. / Copyright/ Tiranapost.al. E.B

    Rovena Gashi ngel në Vetting!

    Rovena Gashi nuk justifikon pasurinë!