SPORT

Rossi zbulon problemet e Yamaha: Ja dy pikat delikate që na penalizojnë

Rossi zbulon problemet e Yamaha: Ja dy pikat delikate që na

Në garën e La Mansh ishim më mirë se në Jerez, nuk ishim shumë larg Marquez me Honda dhe rivalizuam me Ducati. Gjithsesi, problemi ynë është shpejtësia maksimale, pasi humbasim shumë kohë kur i japim gaz motorit”, u shpreh Valentino Rossi. Piloti italian i Yamaha u rendit i pesti në garën e zhvilluar ditën e diel në Francë, pozicion në të cilën e nisi garën dhe e mbylli atë.

Kemi dy probleme madhore. I pari ka të bëjë me momentin që i japim gaz motorit, pasi Honda e Ducati arrijnë të kenë më shumë fuqi. Ndërsa ne, në fund të vijës së drejtë jemi në vështirësi. I dyti ka të bëjë me shpejtësinë maksimale, pasi nuk jemi në të njëjtin nivel me rivalët dhe kjo na bën të vuajmë kur duelojmë me ta”, u shprej më tej Rossi. /XH.K