Showbiz

Rosaku i bukur që u bë mjelmë edhe më e bukur

Rosaku i bukur që u bë mjelmë edhe më e bukur

Nëse nuk e keni parë apo nuk e mbani mend kur ajo u shfaq për herë të parë si më e vogla e konkurrentëve të XFactor, me siguri do t'ua ketë zënë syri a veshi në videoklipet me emrin Kanita. Vajza nga Shkupi, që i ka idetë e qarta. Por mbase nuk i keni dëgjuar këngët e saj si 'Ëndrra ime' apo 'Mia Vita'.

https://www.youtube.com/watch?v=nYqWsxD-faA

Gjithë ç'kishte për të thënë e për të bërë e ka përmbledhur fare qartë në "No one can stpm me now". Vështirë se ndokujt i ka shpëtuar pa dëgjuar dueti me Leonora Poloskën te Kënga Magjike 2014.

https://www.youtube.com/watch?v=PNXtbpKrNsY

https://www.instagram.com/p/BUKFk1ilreB/

Kanita është skenike, është e bukur si artistet ndërkombëtare, ka fuqi dhe ka publikuar shumë klipe në kaq pak kohë. Dikush që nuk e njeh, po ta shihte në kopertinën e ndonjë reviste, me siguri do të mendonte se është një modele.

https://www.instagram.com/p/BpXmCqWFqBB/

https://www.instagram.com/p/BpHwJb4FUtp/

Sepse Kanita e njeh mirë forcën e imazhit dhe profili i saj në instagram të mban gjatë peng. Hera e fundit që forcoi pozitat e saj si artiste ishte Kënga Magjike e këtij viti. Për Kanitën do dëgjoni shpesh. Mos e vini në dyshim. E ka seriozisht ajo vajzë.

https://www.instagram.com/p/BrFTaFbh7rp/