Sport Te gjitha

Rooney, debutim kampioni me Everton


Pas më shumë se 4900 ditësh pas golit të parë të shënuar në karrierën e tij po me blutë e Evertonit, Wayne Rooney është rikthyer në vendlindje tashmë si një kampion i rritur në vite dhe jo djaloshi pa eksperiencë i vitit 2004.

Ka qenë pikërisht legjenda e Manchester United e rikthyer tek Everton që ka shënuar golin e vetëm mes Stoke City dhe Everton duke i dhënë ekipit të tij fitoren në Goodison Park.

Capture

Plot 13 vite distancë, iku si një djalosh me të ardhme të madhe dhe shënoi pa fund te Mançester United, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit. U largua nga Manchesteri kur e pa se nuk e kishin më në plan të parë, teksa tek Evertoni i ofruan mbi të gjitha shumë dashuri, ajo që zgjodhi Runej, përtej milionave pa fund që i ofronin nga Kina apo ndonjë kampionat tjetër. K.H/ tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *