• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Ronaldo shpërthen në lot kur sheh një video të rrallë të babait: Nuk pata kurrë një bisedë normale me të


    Cristiano Ronaldo preket dhe sytë i mbushen me lot. Në dokumentarin që do të publikohet të martën, Cristiano Ronaldo takohet me prezantuesin e famshëm britanik Piers Morgan i cili i tregon legjendës së futbollit një video të babait të tij Dinis, një vit para se ai të ndërronte jetë në vitin 2004 nga problemet me alkoolin.

    Image result for Cristiano Ronaldo broke down in tears as Piers Morgan presented him with a video he’d never seen before of his late father.

    Babai i Ronaldos shfaqet teksa intervistohet nga gazetari i një televizioni norvegjez në oborrin e shtëpisë së tij. Në video babai Dinis flet për djalin e tij Ronaldo se sa shumë krenar ndihej për të.  Në këtë moment, Ronaldo shpërthen në lot dhe thotë: Nuk e kam parë kurrë këtë video, e pabesueshme.

    Image result for Cristiano Ronaldo broke down in tears as Piers Morgan presented him with a video he’d never seen before of his late father.

    Piers Morgan: Të dëgjosh babanë teksa thotë se sa krenar ndihet për ty do të thotë shumë, Ronaldo: Po shumë, unë prisja një video për të qeshur, u kapa në befasi, nuk prisja të qaja. Këto pamje si kam parë kurrë. Nuk e di se si i keni siguruar. Duhet ti kem dhe unë dhe familja ime.

    Image result for Cristiano Ronaldo with father

    Lidhur me problemet e babait me alkoolin, Ronaldo u shpreh: Nuk e njihja 100% babanë tim. Ai ishte i dehur shumicën e kohës. Fatkeqësisht nuk kam bërë kurrë një bisedë normale me të. Ishte shumë e vështirë. Ka pasur raste kur mendoja se ai nuk më vlerësonte.

    Image result for Cristiano Ronaldo with father

    Piers i thotë në fund: Por ti u bëre, ai nuk mundi të shihte suksesin tënd teksa kapje majat. / Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]