SPORT

Ronaldo: “Manchester United nuk bëri asgjë për ta merituar fitoren”

Ronaldo: “Manchester United nuk bëri asgjë për ta merituar

Cristiano Ronaldo ka thënë se Manchester United “nuk bëri asgjë” dhe Juventus mund “ta kishte vrarë 3-4 herë.”

Ai ka shënuar golin e tij të parë në Champions League me Juventus-in dhe ishte një nga ata që do të mbahet mend, por nuk e ndihmoi ekipin e tij pasi pësuan një humbjen me përmbysje në shifrat 1-2.

“Champions League është një kompeticion special, ku ti mund të fitosh por nuk mund të qetësohemi, dhe asgjë të mos ndodh. Ne dominuam lojën për 90 minuta, kishim aq shumë raste, mund t’i kishim “vrarë” 3-4 herë por ne u qetësuam dhe u ndëshkuam.”

“Manchester United nuk bëri asgjë për ta fituar këtë ndeshje. Nuk mund të flisni as për fat sepse duhet të kërkohet fati dhe në këtë rast ne jua dhuruam atyre.”

“Tani s’duhet ta vrasim mendjen, pasi luajtëm shumë mirë dhe jemi ende në krye të grupit.”

“Sa për golin, pash pamjet filmike në dhomën e zhveshjes, nuk ishte një gol fantastik, por bëra një lëvizje të mirë dhe e godita topin fort.” /XH.K