Aktualitet

Ronaldo ka paratë e dynjasë, por luan me lojërat e çunit

Kot nuk thonë që paraja nuk blen gjithçka. Ronaldo ka paratë e dynjasë, sa e sa kupa ka fituar, po për të kaluar një drekë të këndshme në sallonin e shtëpisë, nuk i duhet thuajse asgjë. I keni parasysh apo topat me të cilat gjuhen birilat? Pikërisht ato ia ka marrë të birit borxh, është ulur mbi kolltuk, ka mbushur dhe një gotë gjysmë me ujë dhe po luan me e bën kosh s`e bën kosh. Se këtë punën e topit në portë e ka fiksim, punë, pasion dhe e bën mirë ai.

[embed]https://www.instagram.com/p/BfJlS4sF8CI/?taken-by=cristiano[/embed]

Ndërkohë që Georgina e ka lënë t`i hedhë një sy një prej fëmijëve, ai luan. Ia hedh edhe ndonjë sy, ndërkohë që argëtohet, se aty pranë e ka./Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]