Sport Te gjitha

Ronaldo e vendosi. Do largohet nga Real Madridi


Ylli i Real Madridit ka vendosur të lerë skuadrën e tij të zemrës në fund të sezonit. Ky është lajmi i fundit i publikuar në mediat e huaja. Prezantuesi i famshëm spanjoll El Chiringuito de Jugones tha se 32 vjeçari, i cili u bë së fundmi baba me vajzën Alana Martina e ka njoftuar presidentin e Real Madridit, Florentino Perez për vendimin e tij që të heqë dorë nga klubi deri verën e ardhshme. Gjithashtu thuhet se Perez nuk është dakord me vendimin e Ronaldos për tu larguar dhe se ai kishte refuzuar kontratën e re të rinovuar. Pretendohet se Ronaldo është i pakënaqur që Madridi bëri një përpjekje të fortë për të nënshkruar kontratë me Kylian Mbappe nga Monako këtë verë para se skuadra të humbiste me Paris Saint-Germain. Kur Ronaldo u pyet para këtij muaji nëse do firmoste apo do kërkonte rinovim të kontratës ai e tha dy herë: Nuk dua të rinovoj kontratën, nuk dua. Jam i lumtur me konktratën që kam aktualisht. Tiranapost.al E.B

Cristiano Ronaldo has decided to quit Real Madrid

Ronaldo

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *