SPORT

Ronaldinho afër rikthimit të pabesueshëm në futboll në moshën 39-vjeçare

Ronaldinho afër rikthimit të pabesueshëm në futboll në

Ish-legjenda e Barcelonës, Ronaldinho është ‘në bisedime’ për të bërë një kthim të bujshëm në futboll, 18 muaj pas daljes në pension të tij.

Sipas mediumit Times Of Malta, 39-vjeçari, i cili luajti së fundi për ekipin brazilian Fluminense, është aktualisht në diskutime me skuadrën malteze Birkirkara FC për një transferim.

Drejtori teknik i Birkirkara, Michael Valencia, ka konfirmuar se “bisedimet janë në vazhdim” në lidhje me një marrëveshje potenciale.

“Mund të konfirmoj se ekziston mundësia që Birkirkara FC mund të nënshkruajë me Ronaldinhon”.

“Nuk ka asgjë të përfunduar ende, por bisedimet janë në vazhdim dhe duhet të jemi të durueshëm dhe të shohim se si gjërat evoluojnë”, ka thënë Valencia.

Marrëveshja ka ardhur në dritë pasi klubi foli për një kompani të huaj që është e interesuar të sponsorizojë klubin.

Ndryshe, Ronaldinho njoftoi tërheqjen e tij nga loja profesionale në janar të vitit 2018.

Ai nuk do të jetë në gjendje të përsërisë atë që bëri në kulmin e karrierës së tij, por do të jetë një kënaqësi për të parë Ronaldinhon sërish në fushë. /XH.K