Art & Kulturë Te gjitha

Romani i ri i Namik Dokles, kush është hajduti i pulave që u bë deputet?


Pas suksesit të dy viteve më parë me romanin “Vajzat e mjegullës,” Namik Dokle tashmë vjen me një tjetër libër. “Lulet e Skajbotës” titullohet fabula e re e ish-deputetit socialist, një prej politikanëve më të vjetër të tranzicionit shqiptar.

Një hajdut pulash që kërkon të bëhet deputet, një oborr shtëpie i zbrazur nga njerëzit e i mbushur nga ferrat, një arkivol emigranti që qahet nga familja e gabuar. Është ky boshti i romanit që do të promovohet në Panairin e Librit javën e ardhshme dhe që me siguri do të ngjallë shumë debate.

Kush është hajduti i pulave, që bëhet biznesmen e më pas futet në politikë? Me shumë mundësi Namik Dokle është bazuar në një personazh real për të ndërtuar këtë karakter, megjithëse emrin nuk e thotë.

“Jam përpjekur të përshkruaj një realitet dramatik të sotëm që është një realitet dramatik në të gjithë vendin. Ka edhe personazh në libër që, siç e kam thënë nga hajdut pulash bëhet biznesmen i madh dhe nga biznesmen i madh synon të bëhet deputet, edhe pse ka diplomën e universitetit dhe përgatitet për kandidat shkencash ndërkohë që nuk ka dëftesën e tetë-vjeçares”, tregon Dokle në një intervistë për Report TV.

“Lulet e Skajbotës” është një libër ku alegoria politike nuk mungon, ndërsa lexuesit do të argëtohen duke imagjinuar se kush mund të fshihet pas karaktereve letrarë të Dokles./Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *