Aktualitet

Roma që dehu Almën. Foto me bashkëshortin

Ikën gjithë ato ditë e javë vere dhe s`pamë gjëkundi foto të Alma Bektashit. Tani që s`po del as në televizor Instagrami mbetet i vetmi vend takimi. Po edhe aty e dimë që Alma është thuajse inaktive. Duhet të bënte disa pushime vjeshte në Romë për të postuar foto të vetes, fëmijëve dhe burrit.

alma bektashi

Orestin dhe Anisën i kishim parë nja dy a tri herë, kurse të shoqin edhe më pak. Ndoshta më tepër nga paparacët e revistave të disa viteve më parë, sesa nga foto të postuara nga Alma. Ndoshta ishte sërish efekti i Romës ai që e bëri jo vetëm të postonte foto, po të bënte dhe deklarata si kjo për të shoqin.

alma