• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Roma e bukur drejt falimentimit, çfarë po ndodh atje?


    Partnerët e koalicionit në Itali edhe pse tashmë janë kthyer në ‘armiq’ do takohen në përpjekje për të vendosur rreth një ndihme urgjente financiare për qytetin e Romës. Aktualisht borxhi i kapitalit ka shkuar në 12 milion eruo dhe duhet urgjent një ristrukturim që të shmanget falimentimi. Dhe fatkeqësisht La lega dhe Cinque Stelli janë shumë larg mendimeve të përbashkëta për të gjetur zgjidhjen.

    Image result for Rome

    Marrëdhëniet mes partnerëve janë përkeqësuar akoma më shumë për shkak të akuzave për ryshfet që dolën në dritë javën e kaluar. Ky borxh që mban mbi supe Roma daton në 12 vite, dhe duhet një rifinancim që të shmanget rreziku i falimentimit në vitin 2022.

    Image result for Rome

    Pak kohët më parë partnerët e koalicionit kishin rënë dakord dhe kishin hartuar një paketë që pritej të miratohej nga kabineti. Por që kur dolën akuzat se nënsekretari i La Lega Armando Siri kishte pranuar ryshfet nga një biznesmen siçilian dhe i dyshuar si mafioz, gjithçka mbeti pezull.

    Related image

    Nga ana tjetër, zv kryeministri dhe ministri i brendshëm italian, Matteo Salvini thotë se çdo ndërhyrje për ndihmë për Romën do të thotë që edhe qytetet e tjera në krizë financiare do kërkojnë të njëjtën gjë./ Eruonews/ Tiranapost.al. E.B

    Matteo Salvini, Italy’s joint deputy prime minister, indicated that assistance for Rome would have to be extended to other cities in difficulty