LifestyleShowbizTe gjithaTIP top

Robin Wright flet për marrëdhënien me Kevin Spacey dhe vendimin e Netflix për ta larguar aktorin nga “House of Cards”


E veshur me te zeza, me flokët që tashmë i arrinin supet dhe me një maturi në përgjigje, por edhe modesti e dashuri për kolegun, Robin Wright foli për Today, në një intervistë ekskluzive dhe tregon se çfarë mendon për largimin nga Netflix të partnerit të saj në serial prej vitesh, Kevin Spacey, i cili akuzohet për një sërë ngacmimesh seksuale.


(Robin Wright dhe Kevin Spacey, foto nga filma. Marrë nga Google)

Ajo është një nga njerëzit që ka qenë më së shumti pranë Kevin Spacey kohët e fundit, për shkak të filmit “House of Cards”.

“A kishe vënë re diçka të dyshimtë?”, e pyeti gazetarja e Today dhe Robin Wright kthen përgjigjen më të mençur sa s’ka: “Ne ishim bashkëpunëtor, nuk jemi shoqëruar kurrë jashtë punës. Nuk e njoh si burrë. Kishim një marrëdhënie me respekt. Ai ishte shumë i mirë më mua. Asnjëherë nuk tregoi mungesë respekti ndaj meje. Kjo është eksperienca ime personale. S`kam ç’të them tjetër”, tha Robin e sinqertë dhe e kujdesshme.

Sipas saj, a ishte i drejtë vendimi i Netflix që pas akuzave ta largonte aktorin nga episode finale?

“S’e kam dot një koment për këtë, por di që në atë moment kishte një presion ndërkombëtar. Ndodhën shumë gjëra dhe kjo erdhi me shumë presion, të gjithë menduan që ishte çasti të bënim pak pas”, tregoi Robin.

Intervistën e dëgjoni KËTU

Ky post u përshtat nga Today dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]