SPORT

Roberto Mancini bëhet trajneri i ri i Italisë

FIGC ka njoftuar zyrtarisht se Roberto Mancini është emëruar si trajneri i ri i Italisë.

Pas zgjidhjes së kontratës së tij me Zenit St Petersburg, trajneri ishte në Romë për të nënshkruar kontratën.

Komisioneri i Federatës, Roberto Fabbricini, konfirmoi sot se është bërë një marrëveshje dhe FIGC tani zyrtarisht ka konfirmuar se Mancini është trajneri i ri.

"Federata italiane e Futbollit njofton se ka firmosur me Roberto Mancini, i cili do të drejtoj ekipit kombëtar dhe do të paraqitet nesër, të martën më 15 maj, në ora 12.00 në Qendrën Teknike Federale në Coverciano" - thuhej në deklaratë.

Mendohet se Mancini ka nënshkruar deri në fund të Kampionatit Evropian në vitin 2020. /XH.K