Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Roberti e recitoi këngën e tij dhe askush nuk u ankua. Shihni sa 10 me yll ka marrë


Robert Aliaj iu rikthye muzikës pas shumë vitesh dhe prezantoi këngën e tij “Ah ku më hodhi Zoti” në “Kënga Magjike”. Më shumë se sa e këndoi, Berti e recitoi këngën teksti i së cilës u ndërtua mbi poezinë e vjetër të Fan Nolit “Anës Lumenjve”. E nëse mund të mendohej që një tekst i vjetër dhe i recituar me një muzikë në sfond, më shumë se sa i kënduar, do ishte dështim, nuk ndodhi kështu.

Mjaftoi vetëm një pyetje në Facebook nga Olti Curri, për t`i vënë një notë këngës së Robertit dhe ai mori 10 me yll.

(Komentet në Facebook-un e Olti Currit)

Disa nga komentet si: “Shumica thonë recitoi, por asnjë nuk e kuptoi që kjo këngë i futi në katror të gjitha këngët e tjera… mesazhi që përcolli ka fituar mbi cilindo dhe gjithcka”, apo “10 se na çmenden me këngë jo s’më deshi, jo më la dashuria, kënga Robertit realiteti sot”, ishin të shumta.

Përfundimisht njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë atë që duan. S`ka rëndësi nëse thuhet me këngë a me vargje.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.