Art dhe Kulturë

Robert Ndrenika mesazh Veliajt: I bindur se ashtu si shkolla “Kosova”, edhe teatri i ri do ndërtohet më i mirë  

Robert Ndrenika mesazh Veliajt: I bindur se ashtu si shkolla

Askush nuk besonte se shkolla e djegur 15 vite më parë, do të çelte sërish dyert për nxënësit, por këtë radhë tre herë më e madhe dhe me kushte model, të ngjashme me ato në vendet më të zhvilluara.

Rikthimi i shkollës simbol të kryeqytetit, nga e cila kanë dalë shumë talente dhe figura të rëndësishme të jetës  publike në vendin tonë, ka surprizuar dhe emocionuar edhe ikonën e teatrit dhe të kinematografisë shqiptare, aktorin Robert Ndenika.

Përmes një mesazhi drejtuar kryebashkiakut Veliaj, Artisti i Popullit, Robert Ndrenika përgëzon kryebashkiakun Veliaj për suksesin e arritur në ndërtimin e shkollave të Tiranës, veçanërisht shkollën "Kosova”. Ai shpreh bindjen e plotë se sikurse shkolla “Kosova” është ndërtuar model, edhe teatri i ri kombëtar do të ndërtohet më i mirë.

“Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, zotit Erion Veliaj. Ju përgëzoj për suksesin e arritur në ndërtimin e shkollave të Tiranës, veçanërisht shkollën "KOSOVA". Duke përdorur shprehjen e një mikut tim që thotë "Krahasimi është pjesë e jetës" shpreh bindjen e plotë se Teatri Kombëtar do të ndërtohet edhe më i mirë (me oborrin pa kulla). Edhe njëherë sukses në vazhdimësi! Robert Ndrenika (aktor teatri në pension)”, shkruan Ndrenika./ Copyright Tiranapost.al