Art dhe Kulturë

Robert Ndrenika i përgjigjet Luan Ramës së LSI

Esencë editori/ Robert Ndrenika i është përgjigjur sot sulmeve që i kanë ardhur nga LSI. Ai është sulmuar jo pak herë, duke nxjerrë në pah pakufizimin që kemi, kur vjen puna tek interesat e vogla përpara edhe një aktori të madh, që tek e fundit nuk jeton si Robert De Niro, por i vetëm në një apartament modest në Tiranë.

Mëngjesin e sotëm deputeti i LSI, Luan Rama ka reaguar në rrjetin social Facebook për çështjen e Teatrit Kombëtar duke kritikuar qasjen e aktorëve për ndërtimin e teatrit të ri Kombëtar.

Ai sulmoi Robert Ndrenikën në lidhje me kërkesën e bërë të kryesuar nga ky i fundit për ta shpallur vendin ku ndodhet teatri monument kulture dhe ndërtimin e një teatri të ri Kombëtar.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i aktorit të madh, Robert Ndrenika, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook e cilëson Luan Ramën një dezinformator të opinionit publik.

Statusi i Robert Ndrenikës:

More ti, Luan Rama (i LSI-së) mendoja që je “INFORMATOR”, por nuk ma priste fiqiri se më dole “dez INFORMATOR”

*Ky post u realizua nga Eneida Daci. Lajmi i referohet postimit në Facebook të aktorit, Robert Ndrenika. Copyright Tiranapost.al

[caption id="attachment_257008" align="aligncenter" width="502"]Screenshot nga statusi i Robert Ndrenikës[/caption]

http://www.tiranapost.al/rama-lsi-se-disa-radhe-ne-facebook-per-robert-ndreniken-dhe-ca-te-tjere/