Showbiz

Robert Berisha njofton ndarjen me Norën me një fjali zemre: Noriq t'kam borxh tan jetën: I wish you the best

Robert Berisha njofton ndarjen me Norën me një fjali zemre: Noriq

Nora Istrefi dhe Robert Berisha nuk janë më bashkë dhe ky nuk është thashethemi i radhës. Vetë Roberti e ka bërë publike ndarjen, për të shmangur abuzimet lart e poshtë dhe ka bërë vërtet shumë mirë.

Për personazhet e njohur tymnaja e mediave duhet të jetë jo pak e lodhshme. Por, kthehemi tek ndarja. Nuk do ishim aspak të drejtë nëse do shkruanim "ndarja më e bukur", se ndarjet janë përherë të dhimbshme, por kjo është ndarja më e qytetëruar dhe ky është teksti më i bukur i ndarjes që mund të keni lexuar ndonjëherë.

Roberti tregon se nuk janë më të dashuruar por do mbeten miq të mirë dhe sigurisht mami dhe babi i vajzës së tyre të vogël. Si të ishte duke i bërë deklaratë dashurie dhe jo ndarjeje, ai e falenderon Norën, madje edhe e përkëdhel duke e quajtur Noriq, dhe i thotë se i ka borxh jetën. U shtofshin burrat si Roberti. Mëkat që çifte kaq të bukur të ndahen.

Më poshtë statusi i plotë i Robert Berishës. Një "ah" në fund, nuk do ta mbani dot...

Portale te nderuara dhe ju fansa! Ju kom premtu qe keni me mar vesh prej meje e skeni nevoj mu lodhë e me kliku ne qdo titull qe e bojn portalet..

Osht punë e tyne dhe mjeshtri e gazetarve qe din me nxer asi tituj..Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk,por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë..? dhe shokë të mire deri ne vdekje..nese nuk ka mo dashni mes nje qiftit,nuk dmth me bo armik e mja kthy shpinën..bonuni pozitiv e keshni sa ma shum edhe respektojeni edhe qato qe sju don te miren se sen sbohet ? permes kti postimit @noraistrefi e falenderoj shum qe ma ka pru ne jetê nje fëmi si Renee...edhe shum kujtime te bukra prej 2006..Noriq -Tkom borxh tan jetën ? I wish you all the best. /Tiranapost.al/