Showbiz

Robbie Williams: Droga dhe fantazmat më çuan një hap larg vetëvrasjes

Robbie Williams: Droga dhe fantazmat më çuan një hap larg

“Kam menduar të vras veten për fajin e drogës dhe fantazmave”, tha Robbie Williams duke e treguar për herë të parë për këtë detaj të errët të jetës, në intervistën për podcast-in “Alien Nation”.

Në atë kohë, Williams jetonte me të dashurën e tij në një shtëpi në Primrose Hill, në veri të Londrës: "Kuptova menjëherë se ajo shtëpi ishte një vend i çuditshëm, kishte një energji të errët. Magnetofoni u ndez dhe dyert që ishin të mbyllura, u hapën vetë. Në shtëpi dëgjoja hapa, në sediljen e pasme të makinës ndjeja lëvizje, gjërat po bëheshin gjithmonë e më keq. Ish-e dashura mendonte se ishte shpirti i gjyshit të saj. Unë 20 vjeç në atë kohë, doja thjesht t`i jepja fund”, tha Robbie që nuk e paska pasur shumë të thjeshtë jetën në vitet ’90.

*Ky post u përshtat nga Huffington Post dhe është realizuar nga Fabjola Hije.