Aktualitet

Rithemelohet Grupi Parlamentar i Senatit për Çështjet Shqiptare

Sot është dita e dytë e vizitës së Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në Washington. Ai ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë, ku i fundit ishte dje me kandidatin për president të SHBA-ve John McCain, i cili ka shprehur mbështetje të qartë për reformat dhe angazhimin e Shqipërisë në aleancën e NATO-s.

Por sot Ministri është takuar me dy senatorët amerikanë Gary Peters dhe Joni Ernst, me të cilët do të rithemelohet Grupi Parlamentar i Senatit për Çështjet Shqiptare. Senatorët Peters dhe Ernst, të cilët do të shërbejnë si bashkë-kryetarë të grupit parlamentar.

EC5D9631

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati me Senatorin Gary Peters

EC5D9444

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati me Senatoren Joni Ernst

Por për çfarë shërben ky grup?

Grupi Parlamentar i Senatit për Çështjet Shqiptare do të ndihmojë për të lehtësuar dialogun mbi çështjet kritike me të cilat përballet komunitetit shqiptaro-amerikan dhe shtetet në Europën Juglindore me popullsi të konsiderueshme shqiptare.

“Shqipëria është një aleat kyç i Amerikës dhe një anëtare e vlerësuar e komunitetit ndërkombëtar, e angazhuar për përparimin e demokracisë dhe miratimin e reformave kritike. Ndjehem krenar që përfaqësoj një nga popullsitë më të mëdha të shqiptaro-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara. Kontributet e tyre të mëdha për ekonominë dhe kulturën e Michiganit janë një testament krenarie për shqiptaro-amerikanët në trashëgiminë e tyre” u shpreh senatori Peters./ Copyright Tiranapost.al