Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Rita Petro u përgjigjet kritikëve: Më bëni nder


Rita Petro u është përgjigjur të gjithë kritikëve, apo edhe atyre që e sulmuan për librin e saj “Vrima” dhe për poezinë “Mallkimi i parë”. Në një intervistë për “AlpeNews” ka thënë: “E gjithë kjo që po ndodh e vendos poezinë në gjyqin e masave. Kështu janë dënuar poetët e shkrimtarët në kohën e diktaturës te ne me gjyqin dhe histerizmin e turmave”. Më pas ka vazhduar: “Fjalët e atyre që më sulmojnë më bëjnë nder dhe janë një arkiv i pasur për biografinë time si poete”.

I fundit që bëri një status të gjatë për poezinë “Mallkimi i parë” ishte Denis Dyrnjaja. “Më shumë se e neveritshme”, shkruante mes rreshtash ai.

Nisur nga kjo, Rita ka sqaruar se fjalët e turmës nuk i bëjnë përshtypje dhe e ka krahasuar situatën me atë të komunizmit, ku artistët dhe arti sulmoheshin. Ajo s`ka ndër mend ta ndalë të shkruarin. Do vazhdojë ta bërtasë me të madhe atë që e konsideron si të vërtet.

Intervistën e plotë, mund ta lexoni këtu: https://alpenews.al/ekskluzive-rita-petro-pergjigjet-ciklonit-te-sulmeve-ndaj-poezise-se-incestit-fjalet-e-te-gjitheve-ju-bejne-nder/

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *