• Shqip
  • English
  • E diel, 15 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Rita Ora i prezanton 15 milionë ndjekësve Dafinën dhe Taynan: Pse ne nga Kosova jemi të papara


    Ndërsa situata mes repereve apo këngëtareve shqiptare është pak e ndjerë, Rita Ora nga Britani i jep një mesazh që të mbështesin gjithmonë njëra-tjetrën.

    Sebep u bë kënga e fundit e Dafina Zeqirit me Tayna-n, e publikuar dy ditë më parë, me të cilat Rita thotë se janë një tjetër arsye që tregon pse artistet shqiptaret janë fantastike.

    “A mund të them pse ne vajzat nga Kosova jemi kaq të papara! E dua vendin prej nga vij. Dhe më pëlqen të shoh femra që i marrin gjërat nën kontroll dhe janë vetvetja dhe frymëzojnë. Faleminderit vajza që shprehni lirinë dhe i tregoni vajzave që është ok të jesh e lirë dhe seksi në të njëjtën kohë”, shkruan Ora, ndërsa promovon këngën e dy vajzave.

    Ndoshta një shembull më të mirë Rita do na jepte nëse do pajtohej me Dua Lipën!/ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post