Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Rita i hoqi të gjitha, veç dorashkave


Fotoja nudo e Ritës ka tërhequr vëmendjen e fansave, por edhe mediave të huaja. Ajo promovoi klipin e ri “Let me love You” e zhveshur tërësisht. I hoqi të gjitha, veç dorashkave të gjata, kurse pjesët intime i mbuloi me duar.

(Rita Ora, foto nga Instagrami)

 

Edhe flokët i kishte të lagura si e sapodalë nga dushi dhe më provokuese se kaq nuk mund të ishte.

Siç nuk ndodh shpesh në këto raste, fansat e pritën mirë foton, me përjashtim të disa komenteve si ky: “Rita kam shumë respekt për ty. Po me fotot e fundit m`fal mos e kini teprue pak”.

Po reklama u bë dhe të gjithë e mësuan që Rita e nxori klipin e ri.

*Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe është realizuar nga Fabjola Hije.