Politikë

Arben Ristani kritikon sërish Bashën: Opozita të marrë shembull nga rusët dhe turqit

Arben Ristani kritikon sërish Bashën: Opozita të marrë

Ish sekretari i përgjithshëm i PD dhe ish krahu i djathtë i Bashës nëpërmjet një statusi në facebook ka kritikuar sërish kryedemokratin. Ai ka kërkuar që Basha të bëjë opozitë atdhetare dhe të vendosur për të fituar përballë kryeministrit Edi Rama.

Ish-deputeti demokrat kërkon që opozita shqiptare të marrë shembull nga ajo ruse dhe turke për të mundur Edi Ramën. Ky nuk është rasti i parë që Ristani kritikon Bashën. Dy muaj më parë i ftuar në emisionin “Real Story” ai tha se Basha i ka lënë demokratët të papërfaqësuar.

Ja statusi i plotë

"Këtë javë, në Rusi, ka patur zgjedhje lokale. Opozita ka aritur të fitojë 19 nga 20 zona të Moskës. Partia e presidentit Vladimir Putin humbi 13 nga zonat elektorale që kishte pasur. Pak kohë më parë edhe Turqia reagoi fuqishëm ndaj regjimit autokratik të Erdoganit.

Opozita e atjeshme ariti të fitojë edhe në Ankara dhe në Stamboll. Rama mender, me brekë nëpër këmbë, nuk ka asnjë shans të trembë një opozitë të përgjegjshme, atdhetare dhe të vendosur për të fituar" Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/ristani-kritika-bashes-la-demokratet-te-pa-perfaqesuar/