• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Android Iphone Të gjitha Tech

    Risia e “Twitter”-it, tani “live” edhe me video


    Pas “Facebook”-ut dhe “Instagram”-it, është rradha e “Twitter”-it për revolucionin e fundit. Transmetimi i drejtpërdrejt apo “live” është trendi më i ri që po merr më së shumti vëmendje kohëve të fundit në rrjetet sociale. Teknikisht, Twitter ka sjellë ikonën e transmetimit “live” edhe më parë, pasi aplikacioni i kompanisë, “Periscope”, po ashtu ka sjellë këtë platformë më herët. Tani, videot e drejtpërdrejta mund të transmetohen nga aplikacioni i “Twitter” për Android ose iOS. Rruga është shumë e thjeshtë. Vetëm hapni aplikacionin, shtypni butonin “Compose” dhe do të gjeni opsionin “Live” i cili iu dërgon në ekranin e transmetimit ku mund të rregulloni pamjen e imazhit para se të filloni xhirimin. Në këtë mënyrë, mund të filloni transmetimin e videove të drejtpërdrejta të cilat mund të shihen nga ndjekësit tuaj. “Shërbimi i ri do të përurohet në ditët në vazhdim për të gjithë përdoruesit e Android dhe iOS”, bën të ditur kompania.