Tech

Risia më e fundit e WhatsApp do ju pëlqejë të gjithëve

Risia më e fundit e WhatsApp do ju pëlqejë të gjithëve

Whatsapp është platforma më e madhe e mesazheve që përdoret për të komunikuar dhe nga dita në ditë përditësohet për të përmbushur pritshmëritë e përdoruesve. Së fundmi mësohet se ky aplikacion mund të ketë së shpejti modalitetin “night mode”. Sipas një cicërime nga WABetaInfo, e cila është e njohur për informacione të sakta mbi përditësimet në WhatsApp, modaliteti “night mode” është ende në zhvillim e sipër.

Faqja e internetit raportoi edhe për këtë veçori kur zbuloi një kod alfa në versionin më të fundit të WhatsApp që la të kuptohet për “night mode”.

“Kemi marrë shumë pyetje në lidhje me “night mode” .. Është ende në zhvillim e sipër dhe tani nuk ka lajme zyrtare”, tha WABetaInfo në një cicërimë javën e kaluar. “Night mode” për WhatsApp do ta bëjë më të lehtë përdorimin e aplikacionit në kohën e natës dhe të sigurojë që përdoruesit të jenë të liruar nga dëmtimi i syve pas ekspozimit të gjatë ndaj ekranit.