Aktualitet

Riparohen defektet nga moti i keq. OSHEE: Ja zonat ende pa energji elektrike

Vazhdon në terren puna për riparimin e defekteve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, që u shkaktuan nga moti i keq një natë më parë.

Sipas asaj që bën të ditur OSHEE-ja, deri më tani janë riparuar rreth 85% e defekteve dhe dëmeve të shkaktuara.

Sipas OSHEE-së, shkak i vonesës në riparimin e defekteve të mbetura është terreni i vështirë si dhe fakti që një pjesë e defekteve në kryeqytet janë në kabinat private ku ka munguar gadishmëria për lejimin e grupeve të punës.

Por në të njëjtën kohë OSHEE thekson se po punohet me qëllim rikthimin sa më parë të energjisë elektrike edhe në këto zona.

Ndërkohë më poshtë janë edhe zonat e prekura nga defektet dhe mungesa e energjisë elektrike:

Rajoni Tiranë:

Valias ( pjeserisht) energjia pritet te rikthehet sa me shpejt.

Ndërkohë në orën 13.30 ka shfaqur defekt një fidër që furnizon me energji një pjesë të abonentëve ne rrugen Ali Demi Rajoni Durrës: Nikel/Fushe Kruje.

Rajoni Berat:, pjesërisht Potom , Tomorricë/Skrapar.

 Rajoni Fier:Levan, Rajoni Vlore: pjeserisht Xhuherine,

Rajoni Shkoder: Rrethina/Shkoder; pjeserisht Lac Vau Dejes/Shkoder

 Rajoni Kukes: pjeserisht Margegaj, Lekbibaj, Pac/B.Curri ; pjeserisht qytet Krume Brigadat e terrenit të kompanisë OSHEE po punojnë për eleminimin sa më të shpejtë të difekteve.

- Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike konsumatorët e rëndësisë së vecantë janë në punë.

 - Te gjitha linjat 35 kV dhe N/Stacionet jane skeme normale furnizimi me energji elektrike E.C/ Copyright Tiranapost.al